Ministri Demiraj detyron Ramën të kërkojë falje

Ministri Demiraj detyron Ramën të kërkojë falje

188
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje me gjysëm zemre sot në mëngjes në lidhje me deklaratën që bëri dje në Berat për përfshirjen e policisë në fushatë elektorale.

“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S’ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Një ditë më parë ai deklaroi se policët sapo të mbarojnë punën të përfshihen në fushatë për PS, gjë e cila është e denueshme nga ligji për policinë e shtetit.

Ministri i Brendshëm Dritan demiraj, fill pas deklaratës së Kryeministrit doli në një konferencë urgjente shtypi duke kërkuar nga policiët të zbatonin ligjin dhe të distancoheshin nga deklarata e Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY