Hajduti vjedh pularinë por jo pulat

Hajduti vjedh pularinë por jo pulat

273
0
Shares

Një person u arrestua nga policia e Fierit pasi ka grabitur një pulari në fshatin Radostinë.

Policia thotë se hajduti nuk ka prekur pulat por ka vjedhur 1. 3 milionë lekë.

“Pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.D, 52 vjeç, se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë, Fier, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra, menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve hetimore intensive të policisë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar” informon policia e Fierit.

I arrestuar është Elidjon Baçja, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”

parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY