Bushati sulmon Metën për intervistën në Greqi: E shet miqësinë për një...

Bushati sulmon Metën për intervistën në Greqi: E shet miqësinë për një pjatë thjerëza

112
0
Shares

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati replikoi sot me kreun e Kuvendit Ilir Meta pas një interviste që ka dhënë në një televizion grek ku shënjon Edi Ramën si personi që vështirësoi marrëdhëniet e mira me Greqinë.

“Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse.

Linja jonë ka qenë mospërfshirja në sherrin e stisur. Vetë Kryeministri ka zgjedhur linjën e mosshpërqëndrimit nga mesazhi ynë për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe reformat shtetbërëse. Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj.

Partnerët e sigurtë shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t’i bjerë lapsit: qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqiperisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër”, ka deklaruar Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY