Basha provokon Ilir Metën: Duhej të rrëzonte Ramës nëse e kishte seriozisht...

Basha provokon Ilir Metën: Duhej të rrëzonte Ramës nëse e kishte seriozisht me kanabisin

113
0
Shares

“Ilir Meta duhej të rrëzonte qeverinë e Ramës pas kanabisit nëse e kishte seriozisht luftën kundër kanabisit. E kanë bërë bashkë”, deklaroi sonte te Zonë e Lirë, Lulzim Basha duke bërë kështu edhe sulmin më të themeltë ndaj ish-kreut të LSI-së që prej një jave ka nisur një betejë të ashpër kudnër Ramës dhe Bashës sëbashku.

Basha tha se ai ka qeverisur me Ramën për 4 vjet dhe ka dy javë që del kundër tij. Kjo nuk është serioze dhe nuk mund të ndahet prej Ramës. Qeveria ka qenë e të dyve dhe të dy kanë dështuar, tha kreu i opozitës.

Basha tha pak më parë gjatë intervistës se nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Ramën dhe se nëse nuk fiton zgjedhjet do të organizojë një qëndresë për të zhdukur me rrënjë republikën e vjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY