DATAT E REJA/ Provimet e lirimit, ministria e Arsimit ndryshon datat për...

DATAT E REJA/ Provimet e lirimit, ministria e Arsimit ndryshon datat për shkak të zgjedhjeve

88
0
Shares

Më pak se Gati një muaj pas shpalljes së datave të provimeve për minimaturantët, ministria i ndryshon sërish ato.
Me një udhëzim të dytë, janë përcaktuar datat e reja për arsimin bazë. Ajo që nuk ka ndryshuar është provimi i gjuhës së huaj, i cili do të zhvillohet më 12 qershor.
Sakaq, Gjuha Shqipe nuk do të zhvillohet një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme më 19 qershor, (siç ishte parashikuar në udhëzimin e datës 13 shkurt) por në datën 22.
Cikli i provimeve mbyllet me 27 qershor me provimin e matematikës.
Në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit është bërë publike rregullorja dhe programet orientuese të të trija lëndëve.
Kështu, ata që përfundojnë këtë vit arsimin 9-vjeçar kanë edhe tre muaj kohë për t’u përgatitur.

Datat e Provimeve PKAB 2017 janë
1- Gjuhë e Huaj 12 Qershor 2017
2- Gjuhë Shqipe 22 Qershor 2017
3- Matematikë 27 Qershor 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY