FOTO/ Thyhen ëndrrat e “princit” të Malit të Zi, arrestohen mashtruesit

FOTO/ Thyhen ëndrrat e “princit” të Malit të Zi, arrestohen mashtruesit

106
0
Shares

Policia italiane ka nisur hetimet ndaj Stefan Çernetiç, i cili së bashku me një person tjetër përfitonin duke u hequr si princi i Malit të Zi dhe Maqedonisë. Stefan Çernetiç pretendonte se ishte pjesë e monarkisë së Malit të Zi dhe Maqedonisë, por vendi nuk ka patur një familje mbretërore që nga viti 1918, njofton Daily Mail.
Stefan Çernetiç kishte hapur një faqe në internet duke mashtruar. Ai ka përdorur statusin e tij për t’u takuar me takuar diplomatë, personalitet të famshëm dhe biznesmenë në ngjarje të rëndëishem anëmbanë globit.
Në fotot e publikuara në faqet me portrete historike, shfaqet edhe Pamela Anderson në vitin 2015 teksa është gjunjëzuar para shpatës që mbante monarku i vetëdeklaruar duke iu drejtuar me fjalët “Lartësia juaj’ dhe më pas ka marrë titullin e Konteshës nga Stefan Çernetiç.
Gjithashtu në faqen e tij princeofmontenegroandmacedonia.eu ka edhe takime të tjera me personalitete nga e gjithë bota, transmeton balkanëeb. ”Suksesi” më i madh i tyre ka qenë takimi me përfaqësues të Kishës Katolike për të cilin kanë informuar edhe mediat, duke e prezentuar si një sukses të madh të Kishës dhe afruar investues të jashtëm.
Stefan Çernetiç dhe shoqëruesi i tij udhëtonin nëpër të gjithë Italinë me makinën e tipit ”Mercedes” në të cilin kishin ngjitur flamuj diplomatik, të Malit të Zi dhe të Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY