DETAJE/ Theri gruan me thikë, shqiptari nuk shfaq asnjë shenjë pendimi

DETAJE/ Theri gruan me thikë, shqiptari nuk shfaq asnjë shenjë pendimi

195
0
Shares

Një shqiptar 62-vjeçar i identifikuar si Muhamed Vrapi, ka goditur 15 herë me thikë gruan e tij 52-vjeçare e identifikuar si Diana Vrapi.
Ai e ka pranuar krimin dhe mësohet se gruan e ka goditur me një thikë kuzhine 25 centimetra.
Ai në mënyrë të përsëritur ka goditur mbi trupin e gruas dhe kur është arrestua nga policia nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendimi.
Si fillim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka arritur fqinja e shqiptarit, ku autori i krimit i është drejtuar me këto fjalë asaj: “Është e kotë që vraponi, kështu që tani nuk ka asgjë për të bërë.”
Kjo është fraza që Muhamed Vrapi i tha fqinjës së tij, e cila ka shkuar që ti vijë në ndihmë Diana Koni Vrapi pak para vdekjes së saj. Gruaja, ka dëgjuar britmat e viktimës, në lagjen ku jetonin dy bashkëshortët shqiptarë, dhe ajo ka shkuar dhe është gjendur përpara një pamje të rende.
Muhamed Vrapi i kishte duar me gjak dhe gruaja e zhytur gjak, e cila kishte nevojë për ndihmë. Por gruaja ka ndërruar jetë shumë shpejt për shkak të plagëve të marrë.
Vrasja e Diana Koni Vrapi, nga duart e burrit të saj Muhamed Vrapi, ende është e mbuluar me mister, ndërsa nga ana tjetër hetimet kanë nisur lidhur me rastin në fjalë.
Sipas informatave paraprake, mësohet se çifti disa ditë më parë kë ka kaluar një konflikt të ashpër. Një fakt të tillë e kanë konfirmuar fqinjët e çiftit shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY