LSI reagon për kërcënimin e Gramoz Rucit për shkarkimin e Presidentit Ilir...

LSI reagon për kërcënimin e Gramoz Rucit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

97
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka denoncuar sot faktin se zyrtarët e zgjedhur nga LSI-ja po hiqen nga puna nga ata që i ai quajti “gardistët e kuq”, “Gestapo” apo forcat e Gebelsit vetëm sepse morën pjesë në mitingun elektoral të LSI-së në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes.
Luan Rama u bëri thirrje anëtarëve të LSI-së në administratë që të mos frikësohen nga lojërat shantazhuese sepse më 26 qershor do të rikthehen sërish në vendet e tyre të punës.
Luan Rama ju përgjigj edhe interesimit të gazetarëve për replikën midis Ilir Metës dhe Gramoz Rucit, për sa i përket mosdekretimit të kryeministrit e ministrave të rinj dhe kërcënimit për shkarkimin e Presidentit të zgjedhur.
“Deklarata e Metës ishte e qartë, nuk do dekretoj asnjë kryeministër e ministër të dalë nga zgjedhjet me probleme. Askush mos të ketë frikë nga kjo deklaratë. Ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion e kërcënim”, u shpreh Luan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY