SKANDAL/ Plarent Ndreca fshin serverët e kompjuterëve që kërkon Prokuroria

SKANDAL/ Plarent Ndreca fshin serverët e kompjuterëve që kërkon Prokuroria

97
0
Shares

Një skandal ka ndodhur sot te ministria e Arsimit. Sekretari i Përgjithshëm, i kësaj ministrie, i pezulluar, ka hyrë forcërisht në institucion, i shoqëruar nga persona të paidentifikuar dhe pas ka kërcënuar e dhunuar punonjës të ministrisë, ka fshirë serverët e kompjuterëve, të cilët janë kërkuar të bllokohen nga Prokuroria.
Denoncimin e “qytetarit dixhital” e bën publik ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS! sb

Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në institucion nga dera e prasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit.
Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që ti fshijnë serverat duke qenë se këtu ka ardhur dje prokuroria për të kërkuar materiale.
Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike se tani skam ku të ankohem më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY