Burg për bandën e adoleshentëve hajdutë, ja si i realizonin vjedhjet

Burg për bandën e adoleshentëve hajdutë, ja si i realizonin vjedhjet

116
0
Shares

Pesë të rinj, dy të mitur dhe tre 18- vjeçarë janë dënuar me burg Gjykata e Tiranës
Adoleshentët ishin kthyer në “tmerrin” e qytetarëve, që dilnin nga Kodrat e Liqenit.
Sipas Gjykatës, të pandehurit janë autorët e disa “vjedhjeve me dhunë”, ku nën kërcënimin e thikave apo mjeteve të forta, u merrnin personave të ndryshëm aparatët celularë, lekë, ora a sende të tjera me vlerë.
Gjykata ka provuar të paktën tri episode ku, të ndihmuar edhe nga një vajzë e mitur, të pandehurit kanë krijuar situata, që pasoheshin me grabitjen e qytetarëve. Në të gjitha rastet, ata u afroheshin personave kryesisht të mitur në ambientet e Liqenit Artificial Tiranë, i kërkonin aparatët celularë ose lekët dhe më pas nuk ia kthenin më duke i kërcënuar me thikë ose me ndonjë gur që mbanin në dorë. Të pandehurit me iniciale M. B., A. P., dhe E. L. janë deklaruar fajtorë për akuzën e “vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim dhe kanë marrë dënime me nga 5 vjet burg.
Ndërsa të pandehurit S. F. dhe E. L. janë dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burg. Të gjithë të pandehurit kanë përfituar uljen e një të tretës për shkak se gjyqi i tyre u zhvillua me kohë të shkurtuar. Sipas gjykatës, fillimisht është identifikuar vajza e mitur. Më pas, në praninë e psikologes, ajo ka rrëfyer të dhë- na mbi episodet e vjedhjeve me dhunë.

 KALLËZIMET
Një nga kallëzimet e regjistruara për grupin e të rinjve ishte ai i 29 gushtit 2016, ku një qytetar ka kallëzuar grabitjen e telefonit të tij nga një grup të rinjsh te Kodrat e Liqenit Artificial. Sipas kallëzuesit, të rinjtë i kishin kërcënuar gjithashtu që të mos bëjnë kallëzim në Polici, se përndryshe do t’i thernin me thikë. Një tjetër kallëzim është depozituar më 29 korrik 2016.
Kallëzuesi ka pohuar se është gjendur në orën 19:30 në afërsi të Amfiteatrit te Kodrat e Liqenit, kur është përballur me një grup prej shtatë personash, 6 djem dhe 1 vajzë. Këta personat e kanë ndaluar të dëmtuarin dhe shokët e tij kanë nisur t’i kontrollonin xhepat, duke i marrë 100 lekë dhe një aparat telefonik të markës “Samsung Duo”, ngjyrë e bardhë.
Ai ka rrëfyer se njëri nga autorët mbante në dorë një thikë, ndërsa një tjetër një tullë, gati për të goditur të dëmtuarin dhe shokët e tij. Autorët e veprës i kanë kërcënuar të dëmtuarit që të mos tregonin dhe më pas i kanë lënë të lirë. Në kallëzimin e datës 28 korrik 2016, një qytetar ka pohuar se ka qenë duke shëtitur në orën 10:30 te Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, pranë një instituti arsimor privat, dhe i janë afruar 3 djem dhe një vajzë.
Sipas tij, njëri nga djemtë ka pretenduar se kallëzuesi kishte ngacmuar vajzën që ndodhej me të duke pretenduar se “pse e shikon ashtu”. Më pas, të tre personat i janë afruar kërcënueshëm duke i kërkuar lekët që mund të kishin me vete. I ndier i frikësuar, ai i kanë dhënë sendet me vlerë që ka pasur me vete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY