Basha ironizon nga Vlora: Rama do timon lodër për të…

Basha ironizon nga Vlora: Rama do timon lodër për të…

90
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu rikthye akuzave ndaj Edi Ramës. Ai e etiketoi kryeministrin si përgjegjësin e vetëm për keqqeverisjen.
Duke u folur në një takim me sipërmarrës dhe operatorë turistik, Basha tha se “Rama e kërkon të ketë një timon lodër, për të luajtur në kurriz të shqiptarëve”.
Gjatë takimeve, kreu i PD-së u ka shpjeguar se plani i tij parashikon rritjen e pensionit, ç’ka do të thotë rritje e konsumit, që çon në rritje ekonomike.
“Pjesët e planit janë të lidhura me njëra-tjetrën”, është shprehur Basha.
Ai u tha pensionistëve se vota për numrin 6 është votë për rritjen e pensionit.
Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i PD-së është shprehur se, “duhet të rrezojmë qeverinë e vjetër të politikanëve, për ti hapur rrugën republikës së njerëzve”.
“Dua ta mbyll me një premtim të veçantë, për një degë të turizmit, me gjuetinë. Gjuetia u ndalua për të shfrytëzuar malet për hashash. Do të anulojmë moratoriumin për gjuetinë, si një degë të zhvilluar të turizmit”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY