VIDEO & EMRI/ Vlorë, bllokohet sasi e madhe droge, prangoset një trafikant

VIDEO & EMRI/ Vlorë, bllokohet sasi e madhe droge, prangoset një trafikant

92
0
Shares

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë natës në Vlorë. Sasia prej 710 kilogramë kanabis sativa ishte duke u transportuar me një furgon, kur është pikasur nga policia.
Menjëherë kishte nisur ndjekja dhe bllokimi mjetit tip “Furgon” me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.
Nga këqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total: 710 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet B. T., banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY