EMRI/ Fushë Krujë, tjetër rast i “Balena Blu”? I riu plagos veten...

EMRI/ Fushë Krujë, tjetër rast i “Balena Blu”? I riu plagos veten dy here me armë

143
0
Shares

Dyshimet janë se një i ri nga Fushë-Kruja që plagosi veten me armë është bërë pjesë e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”. Andi Paturri ka plagosur veten me armë dy herë, në këmbë dhe në krah dje dhe nuk ka pranuar të tregojë arsyet që e kanë shtyrë të kryejë aktin vetëvrasës. Gjithsesi hetimet mund të rrëzojnë këtë pistë hetimi të policisë, pasi i riu të merret në pyetje.
Policia e Krujës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Andi (Muharrem) Paturri 28 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Sipas saj, “më datë 15. 06. 2017, në Fushë- Krujë, është vetëplagosur me  armë zjarri në këmbë dhe në krah, të cilën e ka pasur pa leje. Gjithashtu ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Personi i mësipërm ndodhet në spitalin e  Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për gjetjen e armës së zjarrit dhe të shkaqeve të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY