Gazetari Artan Hoxha shkruan se Rama dhe Meta shkëmbyen kokë për kokë, Tahirin me Manjanin, ndaj përpjekjet e kryeministrit për ta fshehur ngjajnë me një “shoshë të grisur që nuk e mbulon dot “diellin” e Metës…”
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për Edi Ramën, ai fut në lojë emrin e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, kur thotë se “nëse serveri i Santa Quaranta-s ka regjistruar vërtetë ndonjë ditë, kush ka hyrë e kush ka dalë në të, aty nuk do dalin pamjet me ish-ministrat që tregon Berisha në përrallat e tij, Tahiri, Beqaj apo Klosi…. por do dalësh ti vet!!!”.
Pamjet e Ilir Metës, Arben Ahmetajt apo Koço Kokdhimës në kompleksin Santa Quaranta janë publike, por për herë të parë përmendet fakti që edhe Edi Rama ka bujtur te Balilajt, në Sarandë. Më herët, nipi i Klement Balilit, Rigelsi tha se kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka ndodhte në hotel, deri para dy muajsh.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës në “Facebook”
…Edvin, shosha jote e grisur nuk e mbulon dot “diellin” e Metes…
Te shiti koken e Manjanit ne tepsi, i dorezove ne tabaka koken e Tahirit,…
U qofte i hajrit pazari,…
Por nuk e fshihni dot se Balili ishte dhe eshte i Metes! Se ti nuk pate kurre kurajon ta thuash kete te vertete perballe ortakut tend dhe gjithe shqiptareve! Se nese serveri i Santa Quaranta-s ka rregjistruar vertete ndonje dite, kush ka hyre e kush ka dale ne te, aty nuk do dalin pamjet me ish-ministrat qe tregon Berisha ne perrallat e tij, Tahiri, Beqaj apo Klosi….por do dalesh ti vet!!!
Pse ke vajtur dhe kush te coi, pres te na e thuash ndonje dite kur te jesh rreth zjarrit te oxhakut ne Hotel Kanione duke shijuar pasterma Cepani dhe raki Prishte servirur nga Meta…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/