EMRI/ Vlonjati i kërkuar prej 19 vitesh për vrasje, ekstradohet nga Milano

EMRI/ Vlonjati i kërkuar prej 19 vitesh për vrasje, ekstradohet nga Milano

91
0
Shares

Ishte në kërkim prej 19 vitesh dhe më në fund është sjellë në Shqipëri ku do të vuajë dënimin e marrë për vrasjen e bërë në Vlorë. Interpol Tirana ka ekstraduar 2 persona, 1 shqiptar të dënuar për vrasje dhe 1 qytetar turk, të dënuar për falsifikime.
Fatmir Hamiti është ekstraduar nga Milano pasi është i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Ndërsa turku Azmi Cavus është u dënuar me 3 vite e 1 muaj burg  për veprat penale të “falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave” dhe “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Shqiptari Fatmir Hamiti është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin penal  të datës 21 qershor 1996 me 18 vjet në burg për akuzën e “vrasjes me dashje”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Po dje është bërë ekstradimi nga Bukureshi/Rumani drejt vendit tonë, i turkut Azmi Cavus, vjeç 53.
Më datë 4 maj 2014, një qytetar Turk ka tentuar të kalojë pikën e Kontrollit Kufitar në Aeroportin “Nënë Tereza” nëpërmjet një pasaporte bullgare e cila ka rezultuar e falsifikuar. Gjate hetimeve ka rezultuar se dokumenti i falsifikuar i është siguruar nga shtetasi tjetër turk Azmi Cavush kundrejt shumës prej 1000 GBP i cili e ka shoqëruar edhe gjatë kalimit në aeroport.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bukureshtin, u bë i mundur arrestimi i tij në Rumani, dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY