DETAJET/ Si e ushtronin aktivitetin vajzat e “linjës së kuqe”, sa paguanin...

DETAJET/ Si e ushtronin aktivitetin vajzat e “linjës së kuqe”, sa paguanin klientët për seks në internet

160
0
Shares

Dalin të tjera detaje nga operacioni i Policisë se Tiranes “Chat line2”, ku ne pranga ranë 5 vajza dhe tutorja e tyre, shtetasja L. B., e cila prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Vajzat pasi kontaktoheshin iu bëhej një intervistë dhe pasi fillonin punë, instruktoheshin gradualiasht për komunikimin.
Mësohet se grupi kishte hapur një faqe interneti, ku për të folur duhej paguar me kartë krediti e me pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj, por kishte edhe shqiptarë.
Mësohet se kishte edhe nga ata klientë që bënin abonime mujore për seks online me vajzat e kësaj ‘qendre’, ndërsa tarifa shkonte 150 euro në muaj, ndërsa aty caktohej edhe se sa do të qëndronte në këtë faqe personi që merrte këtë shërbim.
Po ashtu, raportohet se policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth 9 muaj që vijon punën. Burime nga policia thonë se operacioni është në vijim dhe po mbahen në vëzhgim dhe disa faqe të tjera që dyshohet se aktivitetin e kryejnë në Shqipëri.
Banesa ku kryhej aktiviteti ndodhet te Komuna e Parisit. L. B., kërkonte vajza të moshës 18-30 te cilave fillimisht nuk u thuhej puna qe do kryenin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY