Tiranë, punime në rrugë, ja akset ku bllokohet qarkullimi automjeteve

Tiranë, punime në rrugë, ja akset ku bllokohet qarkullimi automjeteve

213
0
Shares

Për arsye të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e segmentit rrugor nga Kryqëzimi i Tiranës së Re deri tek mbikalimi në afërsi të Fabrikës së miellit, Policia e Shtetit njofton se do të bllokohet segmenti rrugor nga rreth rrotullimi në afërsi të Akademisë së Sigurisë deri te kryqëzimi i Tiranës së Re dhe nga kryqëzimi i Tiranës së Re deri te rreth rrotullimi në afërsi të Kopshtit Zoologjik.
Ky bllokim do të zgjasë deri në përfundim të punimeve të këtij segmenti rrugor.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi lëvizje në drejtim të Elbasanit nga rreth rrotullimi në afërsi të Kopshtit Zoologjik në trajektoren normale.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe të respektojnë radhën e trafikut gjatë kohës që ky segment do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY