Tiranë, zbulohet baza e seksit online, arrestohen në flagrancë 6 vajza

Tiranë, zbulohet baza e seksit online, arrestohen në flagrancë 6 vajza

124
0
Shares

Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur dje finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë …
1.     L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
2.     J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
3.     E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
4.     K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
5.     I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
6.     E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë …
1.     Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
2.     E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
3.     K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan …
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për  prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY