HISTORIA/ Nëna “rrëmben” fëmijën dhe largohet nga Shqipëria

HISTORIA/ Nëna “rrëmben” fëmijën dhe largohet nga Shqipëria

708
0
Shares

Leonard Tola ankohet në emisionin “STOP” se ish-bashkëshortja e tij, Anxhela ka ikur nga Shqipëria, duke marrë dhe djalin e tyre, veprim për të cilin Leonardi nuk ka firmosur. Pasi njihet me deklaratën noteriale që ka mundësuar daljen nga kufiri të djalit, Leonard Tola bën kallëzim penal. Emisioni “STOP” interesohet edhe tek noterja Drita Pepi, firmën e së cilës mban deklarata, por edhe ajo deklaron se i është falsifikuar firma. Në këtë mënyrë policia ka shpallur në kërkim “nënën rrëmbyese”.

“Emisionit ‘STOP’ iu drejtova për një padrejtësi që më është bërë. Para shumë vitesh jam njohur me një vajzë, e cila quhet Anxhela Lanka. Nga kjo martesë që kishim ka lindur djali jonë, Eli. Për shkak të kondratiktave që kishim, bëmë divorcin në mënyrë paqësore, sepse dokumentet ishin në Itali. Ne kemi jetuar në Itali dhe prisnim sa të vinte certifikata këtu për të bërë divorcin. Ikim dhe bëjmë një akt noterial për mbajtjen e fëmijës, sa ditë do ta mbante Anxhela e sa ditë do ta mbaja unë. Vazhdojmë rregullisht, nga e hëna në të premte e mbante Anxhela dhe të shtunën dhe të dielën e mbaja unë. Më datë 6 Maj do shkoja të merrja djalin, më del e ëma që më thotë që Anxhela me gjithë djalin kanë ikur drejt territorit të Greqisë. I them si është e mundur pa një akt noterial dhe më thotë ka ikur.”

Leonard Tola rrëfen se ka njoftuar policinë për largimin e ish-bashkëshortes dhe djalit të tij, pa akt noterial, jashtë territorit të Shqipërisë dhe se ka bërë kallëzim penal. Anxhela Lanka ka bërë një deklaratë noteriale, ku thuhet se mund të largohet jashtë Shqipërisë me djalin e saj, duke falsifikuar firmën e Leonardit. Ai thotë se nuk do ta lejonte kurrë ta merrte djalin me vete, pasi nuk kishte besim te personat me të cilët ajo shoqërohej.

“Më ka marrë malli se për atë po rrija këtu, copëtohesha vetëm për atë fëmijë! Tani s’di as ku është, as ku rri…”

Gazetarja e emisionit “STOP” i është drejtuar zyrës noteriale së Drita Pepit, e cila ka firmosur deklaratën noteriale të falsifikuar, me të cilën është larguar Anxhela Lanka së bashku me djalin e saj.

“Kjo deklaratë nuk është bërë para meje! Kjo nuk është firma ime! Kjo është fallco!”

Noterja Pepi tregon se prokura nuk është bërë në praninë e saj, pra nuk është firmosur prej saj dhe vula ishte fallco, ndaj ajo e ka denoncuar këtë shkelje edhe te Krimi Ekonomik, ku i thanë se do të dëmtohej emri i saj.

“Ku është shteti e dashur? Jetojmë në një vend që nuk ka shtet për këto gjëra.”

Emisioni “STOP” ka komunikuar me policinë, e cila tha se Anxhela Lanka është shpallur në kërkim për shkak të “rrëmbimit” të djalit të saj dhe Leonard Tolës, duke falsifikuar firmën e këtij të fundit dhe noteres Drita Pepi. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY