Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në mitingun e sotëm elektoral të LSI-së në Tiranë, ka vlerësuar arritjet e qeverisë Berisha gjatë viteve 2009 – 2013.
Sipas tij nëse nuk do ishte bërë liberalizimi i vizave dhe projektet e mëdha gjatë qeverisjes Berisha, sot investimet në Shqipërinë e rilindjes do të ishin zero.
“Në vitin 2009 kur ne bëmë koalicionin me PD-në jo vetëm u liberalizuan vizat. Nëse nuk do të ishte bërë projekti i Devollit, sot investimet e rilindjes do të ishin zero. Deri para dy muajsh kryetari i Rilindjes mburrej për reformat që kishte bërë me partnerin strategjik. Por pasi ne ndaluam skenarin për të penguar zgjedhjet pa opozitën, na doli se gjithë problemi paska qenë LSI-ja”, deklaroi Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/