Vasili: Votoni LSI-në, të ndahemi nga qeverisja e një të çmenduri

Vasili: Votoni LSI-në, të ndahemi nga qeverisja e një të çmenduri

59
0
Shares

Kreu i LSI Petrit Vasili, ju ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar në 25 qershor, këtë forcë politike, për të çuar Shqipërinë përpara.
Në mitingun elektoral të LSI-së, sonte në sheshin ‘Nën Tereza’ në kryeqytet, Vasili ka sulmuar kryeministrin Rama, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë LSI-në për tu ndarë nga Shqipëria që qeveriset nga një i çmendur.
“Do doja të përqafoja të gjithë Shqipërinë, është dita jonë e madhe. Ky shesh nuk ka parë kurrë një festë kaq madhështore. Sot është dita që ne kthejmë përgjigjen e madhe për një plan të madh. Ne kemi një plan për Shqipërinë, për uljen e taksave, që i bën shqiptarët më të begatë, të mos punojnë për oligarkët, të mos punojnë më për tepsinë. Qindra e mijëra të rinj presin 25 qershorin për të vënë në vend dinjitetin, ky është plani për Shqipërinë, për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri të lirë. Ky është plani që ndryshon shteti, jo shteti që fut në burg, jo shteti që merr gjakun e pagave tuaja dhe ua jep oligarkëve. Është koha për të ngritur republikën e të rinjve jo republikën e re. Ne kemi një plan për të gjithë. Kemi taksa të ulëta, të rinte të parët, të tjerët kanë drogë, gjoba, plehra, koncesione.
Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi. Të tjerët kanë tepsinë Shqipëria ka nevojë për një plan. Të ndahemi nga Shqipëria që e qeveris një i çmendur”, deklaroi kreu i LSI, Petrit Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY