MOTI/ Keni plane për fundjavë? Por mësoni më parë çfarë thonë sinoptikanët!

MOTI/ Keni plane për fundjavë? Por mësoni më parë çfarë thonë sinoptikanët!

82
0
Shares

Nëse keni planifikuar që këtë fundjavë ta kaloni në bregdet mbase do t’iu duhet të ndryshoni plan pasi moti do të rezervojë surpriza. Duke nisur nga sot e deri te enjten tjetër përfaqësuesi i shërbimit të metrologjisë Metodi Marku sqaron se temperaturat do të pësojnë ulje. Por fundjava e cila përkon me zgjedhjet do të sjellë rritje të temperaturave deri në 34 gradë celsius.
“Në ditët në vijim ne presim që të kemi një rënie graduale të temperaturave deri të dielën. Java tjetër fillon përsëri me rritje graduale dhe në të enjten e javës që vjen temperatura do të arrijë deri në 34 gradë celsius”, thotë Marku për Ora News.
Referuar parashikimeve Marku thotë se kjo do të jetë vera më e nxehtë e 30 viteve të fundit ndërsa do të jetë konstante dhe risku për zjarre si pasojë e temperaturave të larta. Shqetësuese për departamentin e Meteorologjisë mbetet edhe risku për shira të dendura lokale të cilat mund të sjellin vërshim të përrenjve duke rrezikuar jetën e barinjve që qëndrojnë afër tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY