Paradite me Ramën, pasdite grabiste celularë, Kryeministria konfirmon arrestimin e kameramanit

Paradite me Ramën, pasdite grabiste celularë, Kryeministria konfirmon arrestimin e kameramanit

242
0
Shares

Zyra e shtypit e qeverisë ka konfirmuar arrestimin e kameramanit të Ramës për vepra penale të krimit ordiner.
Pas lajmit të publikuar nga DRONI.AL për arrestimin e kameramanit të Kryeministrit, qeveria ka publikuar një shkresë përmes të cilës vërtetohet se deri para një muaji ai ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Ramës. Pikërisht gjatë kësaj përiudhe Erind Vogli ka kryer të gjitha vjedhjet pët të cilat edhe u arrestua. Në shkresë sqarohet ndërprerja e marrëdhënieve të punës së Voglit, në pozicionin kameraman dhe zgjidhja e kontratës vetëm një muaj më parë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi: – Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K. Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një telefon i markës HTC
Një biçikletë e markës Gial
Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
Vogli ka qenë për 10 vjet rresht kameramani zyrtar i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY