ALARMI/ Ministrit grek: Shqipëria problemi i madh i kanabisit, 10 ton të...

ALARMI/ Ministrit grek: Shqipëria problemi i madh i kanabisit, 10 ton të kapura në vetëm 6 muaj

80
0
Shares

Një tjetër alarm për fenomenin e drogës nga Shqipëria, vjen nga fqinji ynë jugor. Pas alarmit të kryeprokurorit të Antimafias në Leçe, Cataldo Motta, për sasinë e madhe të drogës që trafikohet nga Shqipëria në Itali, i njëjti shqetësim vjen edhe nga Greqia.
Është vetë ministri grek Ministri i Rendit Publik, Nikos Toskas, i cili e ka quajtur Shqipërinë, problemin kryesor të drogës për Greqinë.
“Droga është një problem i madh, dhe ky problem quhet Shqipëri.
Në gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis që kalon nga kufiri shqiptar.
Kjo është një situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vend që dëshiron të quhet serioz, por që ka një problem të madh me kultivimin e drogës”, tha Nikos Toskas në një intervistë për radion greke “Real FM”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY