Sarandë, vetëvaret 47 vjeçari, konflikte me bashkëshorten

Sarandë, vetëvaret 47 vjeçari, konflikte me bashkëshorten

107
0
Shares

Një 47 vjeçar është vetëflijuar mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë në Sarandë, rreth orës 09:50.
47 vjeçari u gjet i varur nga familjarët e tij.
Menjëherë janë lajmëruar autoritetet përkatëse por fatkeqësisht shtetasi me inicialet A.D., ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet përkatëse.

Njoftimi i policisë
Sarandë
Rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A.D., rreth 47 vjeç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY