“BALENA BLU”/ 28 vjeçari bie pre e lojës, rrëfehen kolegët: E kapëm...

“BALENA BLU”/ 28 vjeçari bie pre e lojës, rrëfehen kolegët: E kapëm me dorë të prerë

778
0
Shares

Një 28 vjeçar ka rënë pre e lojës vdekjeprurëse.
Djali banon në Durrës dhe është parë nga kolegët e tij me dorë të gjakosur.
Kolegët e tij të punës kanë dërguar fotot në “Jeta Osht Qef”.
Djali punon në call center dhe u ka treguar miqve të tij se është në nivelin e 40-të të lojës.
“Një djalë te puna ime që punon në call center dhe është 28-vjeçar, luan balenën blu. Po shkojmë ta çojmë tek një psikolog. Shyqyr që e kapëm se ne e shihnim që ishte çun i ndrojtur dhe kishte probleme familjare. Ishte në nivelin e 40-të na tha. Për momentin është i shokuar sepse shyqyr e kapëm në kohë se nuk po na tregonte. Ka nja dy ditë që e shifshim dhe te puna qe kishte hapur adresën e Balenës Blu dhe na dukej e çuditshme sepse vinte me mëngë të gjata në punë.”- raporton JOQ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY