Antidroga sekuestron 302 kg kanabis në “Postobllokun e Nestorit”, dy shqiptarë në...

Antidroga sekuestron 302 kg kanabis në “Postobllokun e Nestorit”, dy shqiptarë në pranga

83
0
Shares

Departamenti i Antidrogës së Kozanit ka sekuestruar 302 kg kanabis.
Ngjarja ndodhi në vendin e qujtur “postoblloku i Nestorit”, pranë kufirit greko-shqiptar.
Lënda narkotike ishte paketuar në 10 thasë dhe qe e fshehur në një furgon me targa greke që shoqërohej nga dy autovetura që drejtoheshin nga dy të rinj shqiptarë, 33 dhe 25 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë.
Ata iu thanë agjentëve se drogën e kishin ngarkuar në zonën kufitare mes dy vendeve dhe se do ta dërgonin në Athinë, ku do të shpërndahej në zonat periferike të kryeqytetit helen.
Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan, ndërsa për të arrestuarit gjykata e Kozanit vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY