Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë sekuestruar 207 kg kanabis në autobuz. Ngjarja ka dodhur në portin e Durrësit, ku pas verifikimit në skaner të automjetit është zbuluar lënda narkotike.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit.
Njoftimi i Policisë:
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durres në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.
Sekuestrohen 207 kg Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit dhe shpallet në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike. Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
• J. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të mjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasi:
• E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin J. M.,pas nje analize risku te hollesishme dhe verifikimeve te tjera speciale nga Specialistet e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner. Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/