DEBATI/ Dibër, qytetari Ramës: Kam 25 vjet që ju dëgjoj, tani është...

DEBATI/ Dibër, qytetari Ramës: Kam 25 vjet që ju dëgjoj, tani është radha ime

82
0
Shares

Gjatë takimit elektoral në Dibër, kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga një qytetar dibran i cili i ka kujtuar premtimin e bërë për rrugën e ‘Arbrit’.
Në momentin që Rama ka dashur ta ndërpresë qytetari i ka thënë: Kam dëgjuar 25 vite fjalime nga partia ime.

 

Debati

Qytetari: Dua t’ju falënderoj për ato që keni bërë, por për ne sinonim i jetës tonë të përditshme është Rruga e Arbrit. Zgjidhja jonë është rruga e Arbrit…
Rama: Një sekondë…

Qytetari: Më fal ta mbaroj, se kam dëgjuar shumë tani dua të më dëgjoni. Unë ju falënderoj për dy rrugë qe keni marre dhe ju mbështesim, rruga drejt BE dhe rruga drejt drejtësisë. Mendoj se jemi në fazën ku duhet të bëhet rruga e Arbrit, pasi na i ke premtuar…
Rama: Një sekondë, një sekondë…

Qytetari: Të lutem…
Rama: Po e ke fjalim nuk e ke pyetje

Qytetari: Kam dëgjuar 25 vite fjalime nga partia ime, njëherë me jepet dhe mua rasti të mbaj një fjalim të shkurtër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY