LSI “moli” koalicionin për 4 vjet, tashmë ndërron mendje: Bashkëqeverisja me PS...

LSI “moli” koalicionin për 4 vjet, tashmë ndërron mendje: Bashkëqeverisja me PS ishte gabimi ynë!

79
0
Shares

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi në Durrës se Partia Socialiste mund të kishte qenë në opozitë këto katër vite, dhe se ishte gabimi i LSI që i dha mundësinë Edi Ramës të qeveriste vendin.
Koka kujtoi sa mandate mori Partia Socialiste në vitin 2013.
“Pabesia miqtë e mi, kudo quhet pabesi! Mosmirënjohja kudo e ka emrin mosmirënjohje! Partia Socialiste, pati vetëm 64 mandate në 2013, dhe sigurisht, mund të ishte në opozitë dhe i vetmi gabim që ne bëmë, është që i dhamë mundësinë PS dhe Kryeministrit Rama të drejtojë qeverinë për 4 vjet!”, deklaroi Lefter Koka.
I pari në listën e kandidatëve për deputet të LSI-së në Durrës, sulmoi edhe kryebashkiakun Vangjush Dako. Sipas Kokës, ky ishte gabimi i dytë i LSI. Por, për ‘dëmtimin e Durrësit’, sikurse e quajti Koka, nuk është përgjegjëse LSI. Lefter Koka tha se vendimet absurde në Këshillin Bashkiak janë votuar pro nga ‘aleati tjetër’, Basha.
“Bëmë dhe të dytën në 2015, që zgjodhëm Vangjush Dakon kryetar të Bashkisë Durrësit. Po cili do të jetë faji ynë pas 4 vitesh? Sepse e zgjodhëm por betonin s’po e hedhim ne. Dhe kur kemi kërkuar nëpërmjet Këshillit Bashkiak ti dalim kundër vendimeve absurde ka pasur një aleat tjetër, atë që ka dhe sot, Lulzim Bashën, përfaqësuesit e PD në Këshillin Bashkiak, kanë votuar për ato vendime që e kanë dëmtuar Durrësin, për dëme të parikuperueshme”,  deklaroi Lefter Koka në një takim me banorët e lagjes 18-të në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY