Djali i Arta Dades, letër të hapur Edi Ramës:Ke vënë maskë

Djali i Arta Dades, letër të hapur Edi Ramës:Ke vënë maskë

280
0
Shares

Djali i deputetes së Arta Dades i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama ku i kërkon ndër të tjera arrestimin Berishës ose largimin nga qeveria.

Alban Dabulla që besohet se është botues i gazetës Dita ka publikuar sot në këtë gazetë letrën e hapur ku i thotë Kryeministrit të mos bëjë cirqe ministrash por të ndëshkojë opozitën me burg.

“Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha nuk i shpëton dot askush. I pari, ju dhe pas jush gjithë mazhoranca e votuar nga një popull që kërkon ndëshkimin dhe jo çadra ahengu nga ata që duhet të ishin të ndëshkuarit apo cirqe me emra ministrash nga ata që duhet të ishin ndëshkuesit”, shkruan djali i Arta Dades, deputete e PS-së.

“Pandëshkueshmëria është akti i parë i gjykimit. I dyti është rikthimi i besimit tek njerëzit se asnjë klasë politike nuk është e paprekshme. I treti ka të bëjë me të ardhmen. Ju flisni për gjeneratën tjetër, por një e ardhme nuk mund të ngrihet mbi këtë të shkuar. Kjo e shkuar duhet të bjerë së bashku me mitin e politikanëve që nuk gjykohen, që nuk dënohen, që janë të përjetshëm dhe që të bëjnë gjëmën”, shkruan Dabulla.

“Po, njerëzit e kanë ditur. Tani ata presin, presin, presin. Të sfiduar e të tallur nga një çadër krimi në mes të Tiranës dhe nga paqartësia mbi rolin tuaj. A e keni vënë edhe ju një maskë si ata në çadër?

Është koha e ndëshkimit, ose koha e largimit. Ose të nxirret Berisha nga ajo çadër dhe të shkojë përpara gjyqit, bashkë me klanin e tij familjar dhe politik për krimet që lidhen me shtetin, njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ose ti dhe qeveria na thoni haptas se na keni mashtruar. Dhe ikni!

Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë”, shkruan ai.

Letra nuk ka ndonjë vlerë më shumë se sa një militant por fakti që shkruhet nga një i biri Dades paralajmëron lëvizje të reja brenda PS dhe kryesisë së saj.

Dade sëbashku me një grup deputetësh të bartur që nga PS e Nanos ndjehen të papërfilluar brenda PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY