Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Kukës ka mbyllur lokalin në Kalimash, ku dyshohet se janë helmuar 15 të rinj pasi kanë konsumuar ushqim në të. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë marrë të gjitha mostrat për kryerjen e analizave përkatëse.
Policia bëri me dije në orët e para të mëngjesit të së mërkurës se 15 studentë janë dërguar me urgjencë në QSUT,
Rreth orës 1 të mëngjesit dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë rreth orës 04:52.
Ndërsa Policia vijon me veprimet hetimore të kryera, Ministria e shëndetësisë bën me dije se të rinjtë kanë qenë pjesë e një grupi që po ktheheshin nga një miting rreth orës 20:00- 21:00 të po dhe kanë ndaluar të konsumojnë ushqim në një nga lokalet në dalje të Kukësit.
Pacienti i fundit ka lënë spitalin rreth orës 8 të mëngjesit. Aktualisht autoritet e shëndetësisë janë duke pritur rezultatet e analizave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/