Një baba nga Shijaku është njoftuar nga policia greke se djali i tij 27-vjeçar me iniciale A.H. është vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ndërsa babai i viktimës, shtetasi L.H, 57 vjeç, banues në fshatin Pjezë, ka dyshime se djali i tij nuk i ka dhënë fund vetë jetës, por mund ta kenë vrarë, shkruan “durreslajm”.
Sipas të dhënave policore, mësohet se 57-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin e Shijakut që policia të hetojë dhe të zbardhë vdekjen e të birit pasi ka dyshime.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/