Grimieri i famshëm ndërkombëtar vjen për herë të parë në Shqipëri

Grimieri i famshëm ndërkombëtar vjen për herë të parë në Shqipëri

117
0
Shares

Ariel Tejada është një nga grimierët më të famshëm në botë, dhe i besuari i familjes Kardashian. Vetëm pak muaj më vonë, ai do të vijë në Tiranë për të mbajtur një event shumë special.
Falë Agnesa Hadërgjonajt dhe Katerina Jarazit, Tejada do të vijë në Shqipëri për të mbajtur masterclassin profesional të make-upit, i cili më parë është mbajtur në Amsterdam dhe Londër.
Sipas një njoftimi të Agnesës në Instagram, mësohet se Ariel do të vijë në muajin Tetor, ku për më shumë se 5 orë do të shpjegojë dhe demonstrojë hap pas hapi teknikat e grimit. Po ashtu, ai do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja rreth kozmetikës.
Masterclass është një përvojë unike përmes të cilës mund të mësohen teknikat më të mira profesionale të grimit. Personat të cilët do të kenë dëshirë të bëhen pjesë e këtij eventi, në fund do të kenë mundësinë të marrin me një certifikatë si dhe të takojnë nga afër Arielin.

Rezultate imazhesh për ariel tejada

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY