Ja çfarë truku përdori policia për të kapur vrasësin e Kryekomisarit Artan...

Ja çfarë truku përdori policia për të kapur vrasësin e Kryekomisarit Artan Cuku

76
0
Shares

Kapja e Mikel Shallarit u bë e mundur nga policia me përdorimin e një truku.
Mësohet se policia e ka ndaluar rreth dy javë më parë Shallarin me pretendimin se duhet të bënte një test alkooli, por qëllimi i vërtëtë ka qenë sigurimi i pështymës së tij për t’i marrë kampione ADN-je. Kjo metodë u përdor për të mos pasur më asnjë dyshim se Mikel Shallari ishte personi që kishte hedhur rrobat pas vrasjes së Artan Cukut dhe personi që kishte qenë në burg në Zvicër, nga ku kishte mbërritur dosja ku ndodhej edhe ADN-ja e tij.
Deri në këtë moment, Policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, pavarësisht provave të forta që kishte në dorë. Nga kjo kohë e deri në daljen e analizës së ADN-së, që ka zgjatur rreth 2 javë, Shallari është mbajtur nën vëzhgim në distancë nga agjentët e Policisë, derisa u arrit edhe arrestimi i tij. Profili gjenetik i personit që dyshohet se kreu ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë Artan Cuku, u arrit të ndërtohej rreth një muaj nga mbetjet biologjike në rrobat që ai mbante veshur në momentin e krimit. Ai i kishte hedhur rrobat pas Postës Nr.8 në Tiranë, ku ishte filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve private. Analiza e ADN-së u krye edhe me ndihmën e laboratorëve të Policive të vendeve të BE. Ndërsa prova vendimtare që çoi në zbulimin e identitetit të Mikel Shallarit erdhi nga Zvicra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY