Gazetari Arian Çani tregoi sonte në “Studio e Hapur” në Neës 24 momentet e intervistës me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Çani tha se ardhja e Ramës ishte suprizë për të dhe se ai nuk kishte asnjë ide për pyetjet që do i bëhen.
Si pranoi të vinte tek ty?
Strategjistët e tij të huaj dhe të vendit ndoshta, kam përshtypjen se i kanë thënë shko në çdo studio armike. Nuk erdhi tek unë përpara, ka shkuar edhe tek të tjerë, do vinte edhe tek unë…
7 vite janë shumë?
Ka shkuar gjithandej, pse të mos vinte edhe këtu
Ti si e prite?
Kisha 7 vjet pa e takuar, vetëm njëherë i dhashë dorën në një pritje tek Pallati i Brigadave isha i ftohtë. Mund të kishte vendosur të mos vinte, por e vlerësoj si xhest kalorsiak atë që bëri. Ai nuk dinte asgjë për çfarë do e pyesja.
Ndërsa duke komentuar deklaratat e Ramës për “kazanin mediatik”, Çani shtoi se “ai vdes pas kazanit, hiqi çdo gjë, por vetëm kazanin jo”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/