Është gjë e bukur të jesh ndryshe, flasin dy vajzat albine

Është gjë e bukur të jesh ndryshe, flasin dy vajzat albine

141
0
Shares

Dy shoqe të ngushta, të cilat janë albine kanë hapur një faqe në rrjetin social Instagram ku i tregojnë botës se e ndryshmja mund të jetë e bukur.
Sammy McCombe, 12 vjec dhe Lucy Carpenter, 14 vjec krijuan llogarinë ‘lucy_and_sammy’ për të kthyer të paaftësinë në aftësi dhe për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për gjendjen e tyre.
Të dyja kanë lindur me albinizëm, një çrregullim i rrallë i trashëguar që prek ngjyrën e lëkurës, të flokëve dhe shikimin.
Vajzat janë njohur para 6 vitesh në një kamp, dhe që atëherë janë bërë të pandashme. Dy vajzat rrëfejnë se janë tallur dhe diskriminuar shpesh nga shokët dhe shoqet e klasës, por një gjë e tillë nuk iu bën më përshtypje.
“Mua më kanë quajtur fantazëm dhe më kanë thënë se kam 4 sy, duke më krahasuar me kafshët,” -tha Lucy për Dailymail.
“Unë shpesh gjendem jashtë aktiviteteve që bëhen në klasë dhe përfundoj duke më hedhur ndonjë top basketbolli në kokë,” – tregoi Sammy.
Ndërkohë, vajzat albine nuk ndihen aspak keq për trupin e tyre dhe dicka e tillë i duket normale, prandaj kërkojnë që edhe njerëzit ti pranojnë si të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY