Basha rikthehet tek cadra: Është akademia politike

Basha rikthehet tek cadra: Është akademia politike

108
0
Shares

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në protestën e djeshme, ose aktin madhor të shpallur dje, republikën e re sic tha Basha.

Kryetari i PD-së i dërgoi mesazh mirënjohje kryesisht të rinjve, qendrestarëve të 18 shkurtit dhe cadrës së lirisë, kantierit më të mrekullueshëm politik që ka Shqipëria dhe Ballkani.

Basha tha se e djeshmja ishte masiviteti më i madh i shqiptarëve por ndërkohë edhe i cilësisë së protestës.

“Nuk shpiket dot , nuk ka akademi politike të trainojë njerëzit, as universitet, as konsulent që ta bëjë atë që bëni ju dhe sic e bëni ju, cadra e lirisë, laboratori politik i idevepolitike. Këtu triumfon e vërtëta mbi rrenen dhe mashtrimin. Sot jeni përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë evropiane dhe atlantike”, tha Basha.

Në vijim Basha tha se në këtë cadër lirie dhe ideja e republikës së re ku vendimarrja do të jetë në dorën e qytetarëve shqiptarë, një kushtetuta të re që do të konsolidojë kontrollin e qytetarëve ndaj qeverisjes. Thelbi është zëvëndësimi i një kupole të korruptuar me një qeveri që kontrollohet nga qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY