“Duhet të dalësh patjetër me mua”, rrëfehet Selma Hayek: Si më mbyti...

“Duhet të dalësh patjetër me mua”, rrëfehet Selma Hayek: Si më mbyti Trump me telefonata

105
0
Shares

Rrëfimin e saj, aktorja 50-vjeçare e bëri gjatë emisionit “The Daily Show” me Trevor Noah, ku tha më shaka se fatmirësisht, miliarderi që drejton sot Shtetet e Bashkuara, nuk ishte përpjekur ta prekte me forcë, siç pretendojnë gra të tjera që ka bërë me to.
Isha në një event me të dashurin tim, shpjegon Hayek, kur Trump u afrua e me vendosi xhaketën mbi shpatulla, sepse e pa që kisha ftohte. “Ishte shumë i hijshëm në fillim, shumë i këndshëm. Më përshëndeti e u prezantua. Paskësaj, ai nuk tregoi ndonjë interes të madh ndaj meje, por nisi te bisedimet me njeriun që kisha në krah, duke u përpjekur të miqësohej me të. E ftoi për darkë. Ne shkuam dhe gjatë gjithë kohës, ai fliste me të dashurin tim. Pastaj na ftoi në hotelin e tij në “Atlantic City” dhe pasi shkëmbyem numrat, nuk foli më kurrë me ish-in tim, por më mori mua në telefon e më kërkoi të dilnim bashkë. Unë i thashë: çfarë po thua, po i dashuri im? Ti e di fare mirë që e kam një të tillë. Përgjigja ishte: Ai njeri nuk është i mirë sa duket për ty. Nuk është i rëndësishëm. Ti duhet të dalësh patjetër me mua. Më mbyti me telefonata”, kujton Hayek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY