Temperaturat e larta, shtojnë numrin e pacientëve që paraqiten me viroza në...

Temperaturat e larta, shtojnë numrin e pacientëve që paraqiten me viroza në spital

78
0
Shares
Foto Ilustruese

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Mjekët thonë se fluksi pritet të rritet ndërsa meteorologët parashikojnë vlera më të larta të termometrit.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin, parashikohet të arrijnë kulmin ditët në vijim. Nga e mërkura deri të premten vlerat e termometrit pritet të rriten. Të matura në hije sipas meteorologëve do të shënojnë deri në 36 grade celsius, por që në hapësira të zhveshura e pa gjelbërim ndjehen rreth katër gradë më tepër.
Me gjithë këtë, i nxehti ka filluar t’i shfaqe efektet e tij. Mjekët tregojnë se numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë të specializuar në spitale po njeh rritje. Shkak kryesor janë virozat e stinës.
Humbja e lëngjeve e cila shoqërohet me lodhje, marrje mendsh e probleme në qarkullimin e gjakut është shqetësimi i parë i ditëve të nxehta. Nëse nuk trajtohet e temperatura e brendshme arrin midis 38 – 40 gradëve transformohet në goditje nga dielli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY