FIKS FARE/Skandal në Shkodër, INUV nuk prish dot murin pa leje

FIKS FARE/Skandal në Shkodër, INUV nuk prish dot murin pa leje

226
0
Shares

Në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk zbatohet vendimi i prishjes së murit të paligjshëm.

Rreth 30 familje të fshatit Ashtë, në bashkinë Vau i Dejës nuk mund të mbjellin tokat e tyre sepse u është bllokuar kanali vaditës dhe kullues. Një tjetër banor i këtij fshati ka bërë një mur rrethues për pronën e tij pa leje, duke zënë kështu kanalin kullues, kanalin vaditës dhe rrugën e banorëve të tjerë për tek pronat e tyre.

Një prej banorëve tha për fiksin se nuk e mbjellim dot tokën asgjë, ne me bujqësi jetojmë . ” Jemi shumë të varfër, jemi në hall, nuk mbjellim dot më as misër e as jonxhë” tha i moshuari. Ato tregojnë se ka një vit që e kanë këtë problem, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga organet kompetente.

30 familjet e këtij fshati i janë drejtuar edhe Kryeministrisë me kërkesa të njëpasnjëshme , duke bërë që kjo e fundit të kërkojë një përgjigje nga Bashkia Vau i Dejës. Ndërkohë Bashkia thotë se muri është i paligjshëm dhe do ta prishim që në 18.01.2016

Por e vërteta qëndron se akoma ky mur është i paprishur. Pas ankesës së banorëve gazetarët e fiksit ju drejtuan Njësisë Administrative Bushat dhe Komunës Vau i Dejës. Administratori Gjovalin Suka pretendon se muri është prishur, deri në momentin që gazetarët e çojnë në vendin ku është muri. I gjendur në një situatë të tillë z.Suka fillon t’i bërtasë banorit se pse solli kamerat. ” Mos u bëj merak se do e zgjidhim” kërcënon qytetarin administratori Suka.

Pas njësisë administrative grupi i xhirimit të fiksit i drejtohet për një përgjigje Bashkisë së Vaut të Dejës. Kryeinspektori në këtë bashki tha se ky mur është më leje ” Ky mur është me leje , por dokumentin e kam në zyrë dhe nuk e kam çelësin e zyrës” tha Martin Luka, kryeinspektori në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndërkohë po kjo Bashki ka marrë një vendim prishje që në 18.01.2016.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY