Basha, përgjigja për gjumin që i përmend Edi Rama: Krahaso Rrugën e...

Basha, përgjigja për gjumin që i përmend Edi Rama: Krahaso Rrugën e Kombit me Lungomaren që fle prej 4 vitesh

160
0
Shares

I pyetur në studion e improvizuar në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, nëse vazhdon komunikimin me Ramën, pas paktit të 18 majit, lideri i PD, Lulzim Basha tha se komunikojnë me mesazhet që i çojnë njëri-tjetrit nga takimet elektorale. Lidhur me batutën e bërë nga Rama, se “Basha është djalë i mirë, por pak dembel”, kreu i PD i ktheu këtë përgjigje.

“Kjo është në suazën e batutave. Sa për punën e dembellëkut, unë bëra Rrugën e Kombit për dy vjet, ai ka 4 vjet që nuk bën Lungomaren. Kështu që njerëzit sytë në ballë i kanë dhe e kuptojnë, se kush di të punojë dhe kush nuk di të punojë. Kishte gropën e Hajdin Sejdisë, 11 m larg nga Bashkia dhe se mbushi për 11 vjet. Punon apo nuk punon, e masin qytetarët, e mat interesi publik. Se çfarë themi ne për njëri-tjetrin do të harrohet, veçanërisht kur është pjesë e teatrit të kukullave. Këtu nuk është puna kush është djalë i mirë, por kush do të fitojë”.

Sipas z. Basha asnjë premtim nuk u realizua pasi Rama vendosi prioritete të tjera, si ajo e rilindjes urbane me palma të thara: “Rama nuk mbajti asnjë premtim se kishte prioritet rilindjen urbane. Unë e kam thënë edhe më parë, palma si pemë është e bukur, më pëlqen, pavarësisht se këto të Edit janë tharë të gjitha. Megjithatë puna është që palmat, pllakat, shatërvanet, kulla e Korcës të zënë sytë kur sheh hallet e shqiptarëve”, përfundon Basha në #DritaremeRudinën, duke shtuar megjithate se ai nuk do të prishe asgje nga cfare ka bëre Rama, por ndryshe nga ai, nuk do të ketë prioritet fasadën, por ekonominë./dritare.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY