EMRAT/ Shkodër, Policia shoqëron tre protestues, i kërkuan kryeministrit Rama dëmshpërblimin

EMRAT/ Shkodër, Policia shoqëron tre protestues, i kërkuan kryeministrit Rama dëmshpërblimin

127
0
Shares
Foto Ilustruese

Tre persona në Shkodër, të cilët ishin në pritje për të takuar kryeministrin Edi Rama, janë shoqëruar nga policia. Mësohet se personat në fjalë janë Paulin Maçaj, Gjon Lasku dhe Osman Osmani.
Banorët i kishin dalë para eskortës së kryeministrit në shenjë proteste për të kërkuar dëmshpërblimin për përmbytjet e shkaktuara para disa viteve.
Prej kohësh banorët e zonave të ndryshme në Shkodër janë hedhur disa herë në protestë, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimin për demet e shkaktuara nga përmbytjet.
Në këmbim të takimit me kryeministrin, ata janë kapur nga policia e cila i ka shoqëruar për ti lënë të lirë pasi kryeministri Edi Rama përfundoi aktivitetin e tij politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY