Vrasja e Artan Cukut, flet babai i “porositësit”: Me zor jetojmë e...

Vrasja e Artan Cukut, flet babai i “porositësit”: Me zor jetojmë e jo më të paguajmë vrasës

67
0
Shares

Prelë Daka, babai i dy vëllezërve për të cilët policia deklaroi se janë shpallur në kërkim si porositës të vrasjes së komisar Cukut ka folur ekskluzivisht për “Neës24” e “BalkanWeb” duke i kërkuar policisë t’i lërë rehat djemtë dhe familjen e tij. Ai ka theksuar sërish se familja e tij e ka mbyllur njëherë e mirë problemin me familjen e komisar Artan Cukut dhe se janë të pafajshëm. Prelë Daka ka deklaruar se mezi sigurojnë jetesën e jo më të kenë para për të paguar vrasës.
“Familja jonë e ka mbyllur njëherë e mirë problemin me familjen e Artan Cukut. Nuk e kuptoj përse policia e shqetëson familjen tonë. Ne po punojmë në shtëpi dhe Bujari është këtu. Jemi tërësisht të pafajshëm dhe nuk e kuptoj çfarë policie është kjo. S’kemi asnjë lidhje me atë ngjarje dhe djemtë e mi nuk janë shpallur në kërkim por jemi të gjithë të lirë. Me zor jetojmë e jo më të kemi para për të paguar vrasës”, ka deklaruar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY