EMRA & FOTO/ Itali, mysafirja rumune “tradhton” dy shqiptarë, Policia iu gjen...

EMRA & FOTO/ Itali, mysafirja rumune “tradhton” dy shqiptarë, Policia iu gjen 4 kg kokainë në shtëpi

99
0
Shares

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Torino pasi në banesë iu gjetën 4 kg kokainë. Shqiptarët fillimisht u shoqëruan në kuesturë për shkak se ishin pa dokumente por vizita e mikes së tyre rumune zbuloi të dhënat kriminale.
Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, të dy klandestinë u shoqëruan në kuesturë në pritje të verifikimit të rastit nga Zyra e Emigracionit, ku u vizituan nga një grua rumune, Georgiana Florina Pahoncea, 22 vjeçe.
Personeli i mbikëqyrjes vuri re se një prej shqiptarëve i dha në mënyrë të shpejtë një tufë me çelësa gruas.
Sjellja e dyshimtë nuk u kalua pa vëmendjen e operatorëve të dhomave të sigurisë, të cilët njoftuan më pas skuadrën e lëvizshme.
Ata kanë ofruar edhe ndihmë për të hapur derën, pasi gruaja që nuk kishte qenë kurrë atje po provonte ta hapte me të gjithë çelësat.
Sapo hynë brenda apartamentit, agjentët e policisë nisën kontrollin, duke gjetur 4 qese celofani me rreth 4 kilogramë kokainë. Përveç kësaj, në një raft në kuzhinë, u gjetën edhe 18.000 euro.
Nisur nga rrethanat dhe faktet e vërtetuara dy shqiptarët kanë përfunduar në burgun e Torinos, ndërsa mikesha e tyre rumune po hetohet në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY