EMRI/ Fier, vdekja e punonjësit gjatë ndërtimit të Ujësjellësit, ndalohet inxhinieri

EMRI/ Fier, vdekja e punonjësit gjatë ndërtimit të Ujësjellësit, ndalohet inxhinieri

160
0
Shares

Dy ditë nga vdekja e një punonjësi në Fier, pasi u aksidentua gjatë punimeve për ndërtimin e Ujësjellësit në këtë qytet, policia ka ndaluar inxhinierin e Ujësjellës Kanalizimeve Fier, Vasil Marko 57 vjeç, banuese në lagjen “16 Prilli”.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masa për sigurimin teknik të punonjësve në lidhje me disa punime që po kryenin për riparimin e tubacioneve të dëmtuara të Ujësjellësit.
“Më datën 10. 06. 2017, në fshatin Kafaraj, duke punuar në tubacionin e ujësjellësit është shembur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar e më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY