VIDEO/ Mikeli, vrasësi i Artan Cukut që komshinjtë e shihnin si djali...

VIDEO/ Mikeli, vrasësi i Artan Cukut që komshinjtë e shihnin si djali i mirë

94
0
Shares

Mikel Shallari i cili u arrestua për vrasjen e Artan Cukut ka jetuar deri pak muaj më parë në fshatin Dikater të Kuçovës. Por edhe pasi u largua në Tiranë të afermit tregojnë se ai shkonte atje në fundjavë për të punuar tokën bashkë me babain.

Në pranga si ekzekutor i Artan Cukut, deri disa muaj më parë jetonte në një fshat të humbur të Kuçovës.

Dikater quhet vendi ku Mikel Shallari dhe familja e tij banonte para se të vendoseshin në qytetin studenti në Tiranë.

Fillimisht, në tetorin e vitit të kaluar, u zhvendosën ai me të motrën, kurse prindërit vetëm tre muaj më parë.

Shtëpinë ua kishin dhënë kushërinjtë. Të afërmit e 24 vjeçarit nuk besojnë që ai është vrasësi i ish-drejtori të Vlorës.

Ata e kujtojnë një djalë të urtë. Por që edhe në fundjavë nga Tirana shkonte në Dikater dhe bashkë me babain punonin tokën

Në Dikater banorët nuk duan të flasin për këtë histori. Ata kanë dëgjuar që para disa kohësh i riu ishte larguar në emigracion, por më pas ishte kthyer.

Tregojnë për prindërit e tij të cilët u larguan pasi babai gjeti punë si shofer në Tiranë kurse  motra ndiqte Universitetin.

Por vetëm kaq, dhe asgjë që i bën ata të dyshuar rreth personalietit të 24 vjeçarit Mikel Shallari i cili u vendos në pranga për vrasjen e Artan Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 Prill 2017.ABCneës.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY