FOTO SKANDAL/ Kukës, një mister mosha dhe shkollimi i kandidates së PS

FOTO SKANDAL/ Kukës, një mister mosha dhe shkollimi i kandidates së PS

359
0
Shares

Valbona Doçi (Tahiraj), e treta në listën e kandidave për deputet të PS në Kukës, ka shfaqur problem me intervalin e viteve të shkollës.
Tahiraj u emërua dikur edhe si drejtoreshë e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut nga qeveria “Rama”.
Së fundmi ajo ka dërguar në KQZ të dhënat e saj personale si kandidate e PS-së për Kukësin, por në jetëshkrimin e saj, vërehet një problem me intervalin e viteve të shkollës.
Tahiraj ka deklaruar si datëlindje të saj datën 4 Shtator 1960. Pak më tej ajo ka deklaruar se e ka nisur gjimnazin në vitin 1972 dhe e ka përfunduar në vitin 1975.
Pra, sipas jetëshkrimit zyrtar të zonjës Tahiraj, ajo e ka nisur gjimnazin 12 vjeçe dhe e ka përfunduar gjimnazin në moshën 15 vjeçe.
Si ka mundësi?
Për të kuptuar hendekun me vitet e shkollimit, iu drejtuam regjistrit të shtetasve, ku rezultoi se në regjistrin e gjendjes civile, zonja Tahiri rezulton e datëlindjes 1955 dhe jo e datëlindjes 1960, shkruan hashtag.
Referuar këtij regjistri rezulton se zonja Tahiri e ka nisur gjimnazin në moshën 17 vjeçe dhe e ka përfunduar në moshën 20 vjeçare.

Valbona Doci CV zyrtare

Po si shpjegohet që zonja deklaron datëlindjen e vet në vitin 1960 ndërsa në regjistrin e shtetasve rezulton e datëlindjes 1955? Si shpjegohet që në CV zyrtare, kandidatja ka pretenduar se e përfundoi gjimnazin që 15 vjeçe?

Valbona Tahiraj sipas regjistrit te gjendjes civile

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY