Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese U-21 Shqipëri – Estoni e cila do të zhvillohet më datë 12.06.2017, në orën 20:00 në Stadiumin Elbasan Arena.
NJOFTIMI
Në orën 18:00, të datës 12.06.2017, ju bëjmë me dije se:
1. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit
2. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i Romëve deri tek Kryqezimi i Tapeteve.
Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Nga Rrethrrotullimi i luleve”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim.
Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozevë të Estonisë, do të jenë para sheshit të stadiumit, tifozët e ekipit te “Shqipërisë” në rrugën e re të “Romëve” dhe të sigurohen me shërbim policie.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 130 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj.
Do të planifikohen shërbime shtetsë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të mos kenë me
vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 12 Qershor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/