KONTROLL MASIV/ Parandalimet ndaj paligjshmërisë, policia arreston 15 shtetas

KONTROLL MASIV/ Parandalimet ndaj paligjshmërisë, policia arreston 15 shtetas

73
0
Shares

Gjatë javës së fundit, në Rinas, në vijim të punës për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare si dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë proceduar, ndaluar apo arrestuar në flagrancë 15 shtetas për vepra të ndryshme penale dhe konkretisht:
Janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim:
Shtetasi N.D, 23 vjeç nga Shkodra, për veprën penale “Vjedhje e pasurisë”.
Shtetasi E. L., 32 vjeç banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Janë arrestuar në flagrancë 8 persona, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, konkretisht shtetasit: G.S., K.B., J.C., G.M., I.L., A.A., E.SH., si dhe XH.K.
Këta shtetas janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në tentativë për të kaluar kufirin me karta italiane të falsifikuara si dhe me pasaporta me ngjashmëri.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit:
M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro
I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro.
A.H., i cili nuk deklaroi shumën 10.100 dollarë dhe 585 Euro
R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.
Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY